Banorët e fshatit Nesalcë i drejtohen ndërmarrjes "Komunalia" në Bujanoc, pse nuk kemi ujë të pijshëm?
Banorët e fshatit Nesalcë të komunës së Bujanocit, përmes një njoftimi dërguar Titulli.com ju kanë drejtuar ndërmarrjes publike komunale "Komunalia" duke u ankuar se nuk kanë ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit komunal.Në njoftim thuhet gjithashtu se më parë kishte reduktime, por nga filimi i kësaj jave banorët nuk kanë ujë as me reduktime dhe në kwtë drejtim ata kërkojnë nga “Komunalia” që të ndërmarrin hapat për furnizimin e banorëve me ujë për nevoja familjare.
Ndërmarrja publike “Komunalia” është institucioni që menaxhon me sistemin e furnizimit me ujë përmes rrjetit të ndërtuar në shumicën e vendbanimeve të territorit të komunës së Bujanocit./Titulli.com/